Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur takim me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe mërgatë, si dhe me kryetaret e qendrave të organizatës së Gruas për Vetëvendosje (GVV).
Përmes një postimi në Facebook nga LVV bëhet e ditur se kanë biseduar rreth aktualitetit politik në vend, si dhe për të arriturat e qeverisë në dy vjetorin e saj.
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje morën pjesë sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, si dhe sekretarja organizative e organizatës së Gruas për Vetëvendosje, Agnesa Kastrati.“Për situatën politike Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Këtë javë Qeveria ka shënuar dy vjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër. Ai para përfaqësuesve të qendrave numëroi në hollësi të arriturat e Qeverisë sipas fushave e ministrive përgjatë këtyre dy viteve qeverisje. Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në qendra, me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës të saj, GVV-së.” – thuhet në njoftim.