Live

Kurti në konferencë me Erdoganin, e falënderon Turqinë për përkrahje

19:42 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media në Stamboll pas takimit që pati me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Kurti e ka falënderuar presidentin turk për përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës.

“Folëm për mundësitë e reja të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, të sigurisë e të mbrojtjes, për zhvillimet në rajon e më gjerë. Jemi mirënjohës për rolin e Turqisë në intervenimin e NATO-s në Kosovë më 1999 për ndaljen e gjenocidit mbi popullin e Kosovës, për kontributin e pakursyer në ndërtimin e institucioneve, shpalljen dhe njohjen e pavarësisë, dhe mbështetjen e plotë të pakursyer në politikën e jashtme. E falënderova presidentin Erdogan për përkrahjen e zëshme në anëtarësim në NATO dhe në Këshill të Evropës”

“Në NATO na bashkon orientimi, në Këshill të Evropës vlerat, në të dyjat na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Evropës. Një nga synimet tona si Republikë e Kosovës është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitor të huaj në mënyrë që të krijojmë një ekonomi të qëndrueshme”, tha Kurti.

Kurti ka deklaruar se “në Stamboll nis një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”.

“Është kënaqësi e veçantë që me ftesë të presidentit Erdogan ndodhem sot në qytetin historik të Stambollit – kryeqendër e dy perandorive, kryqëzim civilizimesh e kulturash, pikëtakim vlerash. Që nga Mesihu i Prishtinës, poeti prishtinas i shekullit të 16-të, e te Sami Frashëri e Hasan Prishtina, Stambolli ishte gravitim edhe për popullin tonë. Për ne Samiu është ndër etërit e rilindjes sonë kombëtare, për popullin turk ai konsiderohet prej themeltarëve të intelektualizmit modern. I po kësaj vije është edhe Hasan Tahsini, rektori i parë shqiptar i Universitetit të Stambollit, aty ku student ishte Hasan Prishtina, emrin e të cilit e mban sot Universiteti i Prishtinës. Në Stamboll nis një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se pikërisht në Stamboll sot është diskutuar për “raportet miqësore që kemi dhe si mund t’i thellojmë e forcojmë me vullnetin e dyanshëm”.

“Turqia është ndër partneret tona kryesore ekonomike e tregtare, na gëzon kjo, por nuk duhet të na mjafton. Ta shfrytëzojmë aktualitetin e bashkëpunimit për të arritur potencialin e madh të tij”,

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...