Live

Kurti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta e tyre e drejtë dhe e pastër, i bëj të fala Rexhës

21:26 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që po ndodhen në Hagë.

Ai ka thënë se Specialja nuk është e lëvdueshme për transparencën e saj.

“Ajo u bë konsensus ndërkombëtar, kemi konsensus transatlantik. Nuk është e lëvdueshme për transparencën e saj, mirëpo ne kemi qenë në shërbim të të pandehurve. Lufta e UÇK-së është luftë e drejtë, luftë e pastër. Ajo që më ka pengua shumë është kur thuhet ndërmarrjeje e përbashkët kriminale dhe kur thuhet pjesëtarët e UCK-së, na paskan bë ndalime ilegale”, është shprehu Kurti në RTDVDukagjini.

“Ne i mbështesim të pandehurit, kam takuar shumicën e avokatëve mbrojtës dhe qeveria jonë ka vazhduar ndarjen e buxhetit gjithsej 16 milionë euro për të pandehurit. Nuk e di nëse Rexha e sheh debatin atje, por i bëj shumë të fala”, ka thënë kryeministri.

I pyetur se përse ende nuk i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, në Hagë, Kurti ka thënë se vizita e tij atje nuk i ndihmon.

“Vizita ime atje nuk ndihmon, unë kam folur në telefon. Më shumë ndikon takimi me avokatët. Po koordinohemi që të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua