Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është riktheyr edhe një herë çështjes së autorit Peter Handke i cili fitoi çmimin Nobel për Letërsi, ndërkohë që austrikau njihet publikisht për përkrahjen që i ka dhënë Millosheviqit.
Kruti shkruan se shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë si të pavarur prej vetes raporton KosovaLive.
“Atë duhet ta vlerësojmë si njeri, si bashkëkohësin tonë, që me qëndrimet, fjalët e bëmat e veta ndërton personin e vet, po aq sa e ndërton edhe me veprat që shkruan. Andaj, pavarësisht çdo konsiderate ‘strikt letrare’, nuk mund të mos na revoltojë përzgjedhja e Peter Handke-s për çmimin Nobel në vitin 2019”, shkruan Kurti.