Kryeministri Albin Kurti, po vazhdon ta prezantojë buxhetin për vitin 2023 në komuna të ndryshme të vendit, ndërsa sot e ka prezantuar para qytetarëve të Gjakovës.
Ai tha se buxheti për vitin e ardhshëm për Komunën e Gjakovës është 31.5 milionë euro, në të cilën 36% janë të ndara për investime kapitale.
Kryeministri tha se projekti më i madh do të jetë për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë me 11 milionë.
Kurti tha se do të ndahen mjete edhe për arsim, kulturë e sport.
“Në Universitetin e Gjakovës do të ndajmë 1.2 milion euro për universitetin dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitin 2024 dhe 2025 pas vitit 2023”, tha Kurti.
Në këtë aktivitet kryeministri është i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Takimet me qytetarë për prezantimin e buxhetit për vitin 2023, Kurti e ka nisur në Prizren, ndërsa ka vazhduar në Prishtinë, Mitrovicë dhe sot në Gjakovë. Buxhetin e ka prezantuar edhe në Pejë dhe Ferizaj.