Live

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën kriminale, Prokurorët duhet të punojnë ditë e natë

10:53 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot të pllaka përkujtimore për masakrën në lagjen Dardania në Pejë.

Pas homazheve, Kurti ka folur para mediave, ku ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale.

Ai ka bërë thirrje nga Prokurorisë që të punojnë ditë e natë që të identifikohen përgjegjësit e krimeve.

Bashkë me kolegët nga Kuvendi i Kosovës, me aktivistë të lëvizjes sonë, këtu në Pejë bëmë homazhe te lapidari, duke u përulur dhe duke përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe në lagjen “Dardania”. Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme, për paqe afatgjate dhe për siguri për të gjithë e për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe normale”.

Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërsa Prokuroria e Kosovës dhe Specialja duhet të punojnë ditë e natë, që përgjegjësit të identifikohen dhe të nxjerren para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët, por edhe familjet e tyre dhe mbarë shoqëria jonë.” – ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua