Live

Kurti sot niset për në Tiranë

07:20 / 26 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Tiranë.

Kurti atje pritet të zhvillojë takime me krerë institucionalë shqiptarë.

Besohet se temë diskutimi e Kurtit me liderët e Shqipërisë do të jetë marrëveshja e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për normalizimin e raporteve.

Para se të niset për në kryeqytetin shqiptar, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

Shpërndaje në

U Kopjua