Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë një emisioni ku ishte i ftuar ka folur në lidhje me koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës por edhe për atë se kush do të duhej të ishte kandidat për kryeministër.
Kurti i pyetur se pse duhet të ndodhë kualicioni mes LVV dhe LDK tha: “Nëse duam të luftojmë krimin dhe korrupsionin, e nëse duam të ndalojmë kapjen e shtetit atëherë ky bashkëpunim duhet të ndodhë patjetër për të mirën e vendit”.
Kurti poashtu theksoi se dëshiron që ky koalicion të ndodh para zgjedhjeve e jo të jetë koalicion paszgjedhor, teksa për qështjen e kandidatit për kryeministër tha: “Gjithqka duhet të vendoset pasi të shikojmë vullnetin e qytetarëve dhe votat e tyre”.