Live

Kusari Lila për koeficientin në paga, publikohet së shpejti në Kuvend

12:37 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Këtë javë ose javën e ardhshme do të publikohet në Kuvendin e Kosovës vlera e koeficientit të pagave për sektorin publik, ka thënë sot shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

Ajo nuk ka treguar detaje rreth kësaj vlere, por shtoi se paga minimale do të jetë më e lartë se që është më ligjin aktual.

“Koeficientin besoj shumë shpejt brenda pak ditëve nëse jo këtë javë javën tjetër gjithsesi do e përcjellim në kuvend të miratuar në kuadër të projektligjit të buxhetit me çfarë do të bëjmë një plotësim-ndryshim në Ligjin e Buxhetit në mënyrë që të jetë fiks vlera e koeficientit. Një praktikë e cila pastaj do e lehtësoj shumë punën për arsye se mund të rishikohet në kuadër të projektligjit për buxhetin”, tha Kusari Lila.

Shpërndaje në

U Kopjua