Live

Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria

23:48 / 30 Janar 2023

Nga Kosova Live

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në Kosovë po bëhet presion më i madh se në Serbi nga ndërkombëtarët, sepse po reziston vetëm qeveria dhe jo edhe opozita.

Kusari-Lila ka thënë se është parim që presioni të bëhet aty ku rezistenca është më e ulët.

“Është parim i përgjithshëm që presioni të bëhet aty ku ka më pak rezistencë. Fatkeqësisht, presioni më i madh për Asociacionin po vjen në Kosovë, ku rezistencë po bënë vetëm qeveria”, ka thënë Kusari-Lila në DPT te Fidani.

Kusari-Lila, duke iu përgjigjur deklaratave të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të bëhet edhe pa kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se është e pamundur të rrëzohet qeveria.

Ajo ka thënë se, edhe në rast rrëzimi, tashmë është dëshmuar që kjo nuk e dobëson atë.

“Do të jetë shumë e vështirë, me zëvendësu pozitën me opozitën, duke parë konstolacionin e numrave në Kuvendin e Kosovës, pa pasur një kthim dramatik të deputetëve të pozitës. Unë dyshoj që ky është synimi, pasi që ndryshimi i qeverisë herën e kaluar, nuk solli një dobësim të lidershipit”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë Qeveria aktuale është e para që s’ka varshmëri nga Lista Serbe.

“Kjo qeveri është e para që nuk varet nga Lista Serbe, ne kemi bashkëpunuar me ta, por ata kanë dashur ta kenë një rol në qeveri, që e kanë pasur me qeveritë tjera”, ka deklaruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...