Live

Kush është gruaja shqiptare më e kërkuar në Google?

11:37 / 08 Mars 2023

Nga Kosova Live

Dua Lipa po del të jetë gruaja shqiptare më e kërkuara në botë.

Lipa shfaqet si femra shqiptare me numrin më të madh të kërkimeve në mbarë globin (73 milionë) në platformën Google.

Kjo bazuar në një hulumtim të platformës dua.com

Nga hulumtimi rezultoi se Dua Lipa dominon në këtë renditje, e ndjekur nga Rita Ora dhe Bebe Rexha (me nga 12 milionë) si dhe Ava Max (me 9.8 milionë).

Nënë Tereza mban ende vendin e 4-të (me 8 milionë) dhe çuditërisht pasohet nga influencerja e re Melimtx, e më pas nga një ndër aktoret më të suksesshme shqiptare, Eliza Dushku.

Megjithatë, rezultatet e hulumtimit tregojnë se në këtë listë janë edhe femra shqiptare të cilat karrierën e tyre e zhvillojnë në trevat shqiptare, siç janë Era Istrefi dhe Elvana Gjata.

Shpërndaje në

U Kopjua