Live

Kush qëndronte prapa sulmit kibernetik ndaj portalit zyrtar të RTK-se ne fund te vitit 2018?

20:30 / 23 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kosova gjatë fund vitit 2018 po ballafaqohej me sulme masive kibernetike që dyshohet se vijne nga vendet e rajonit. Grupi nga Shkupi ‘Anonymous Macedonia’ ka marrur përsipër sulmin ndaj uebfaqes zyrtare të RTK’s.

Anonymous Macedonia ka publikuar të dhënat mbi databazën e RTK’s dhe ka paralajmruar se do të ketë sulme të tjera kibernetike. Pas sulmit kibernetik ndaj RTK’s ky grup ka lancuar edhe një sulm tjetër të llojit DDoS ku ka mbajtur RTK jashtë funksionit për disa orë.

Personi qe menaxhon këtë grup njihet me inicialet S.G. I njejti menaxhon nje numer te madhe te forumeve me aktivitete si keqperdorimin e kredit kartelave apo hacking.

Në funpage e grupit potencohet që sulmi nuk ka qenë në për motive nacionale por vetëm sulm kibernetik përshkak të sigurisë së ulët. Sulmi është publikuar në portale blic.rs dhe telegraf.rs

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...