Live

Kuvendi i Prizrenit në krizë me vendimmarrjen

11:10 / 11 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Kuvendi i Komunës së Prizrenit në muajt e fundit po përballet me krizë në vendimmarrje. Që prej largimit të Nismës Socialdemokrate nga koalicioni qeverisës lokal në fund të muajit gusht, KK-ja ka miratuar vetëm vendimin për buxhetin e vitit 2020.

Në këtë periudhë dy seanca janë mbyllur pa i shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës, për shkak të mungesës së kuorumit, si pasojë e braktisjes së mbledhjeve nga këshilltarët opozitarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Grupet e këshilltarëve të PDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate patën braktisur seancën e fundit të KK-së me arsyetimin se ka ndryshuar raporti i forcave politike në këtë organ. Me këtë rast Ilir Baldedaj i AAK-së ka pohuar se ka pritur reflektim nga pushtetarët për situatën e krijuar në KK. “Kam pritur që Artan Abrashi përnjëmend me qenë llogaridhënës, pasi që ai e ka humbur legjitimitetin për të qenë kryesues i KK-së, meqë nuk e ka më shumicën në KK”, ka thënë Baldedaj. Tutje ka shtuar se llogaridhënia e këtij koalicioni “është për mjerim”. “Këta s’kanë legjitimitet për ta udhëhequr KK-në”, është shprehur ai.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesuesit Abrashi, i cili fillimisht ka shprehur qëndrimin se po keqpërdoret foltorja e KK-së dhe më pas ka shtuar se legjitimiteti matet me vota.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...