Një mospajtim i vogël ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 mes dy panelistëve Ilir Mirena dhe Alisa Braho.
Gjithçka filloi kur Braho e cilësoi Kuvendin e Kosovës si “kopsht zoologjik” duke shikuar përplasjet që ndodhën sot gjatë debatit parlamentar.
Mirëpo këtu nuk u pajtua Mirena. Ai tha se deputetët janë të zgjedhur të popullit.
“Megjithatë nuk pajtohem. Deputetët aty janë përfaqësuesit e popullit. Çfarë po do të thuash? A po i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar një gjirafë?”, tha Mirena.
Gjithsesi këtu ia ktheu Braho e cila shtoi se deklarata e saj u keqkuptua.