Live

Kuvendi kopsht zoologjik| Mirena i reagon Brahos: A po i bie që qytetarët e kanë votuar një gjirafë?

21:35 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një mospajtim i vogël ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 mes dy panelistëve Ilir Mirena dhe Alisa Braho.

Gjithçka filloi kur Braho e cilësoi Kuvendin e Kosovës si “kopsht zoologjik” duke shikuar përplasjet që ndodhën sot gjatë debatit parlamentar.
Mirëpo këtu nuk u pajtua Mirena. Ai tha se deputetët janë të zgjedhur të popullit.

“Megjithatë nuk pajtohem. Deputetët aty janë përfaqësuesit e popullit. Çfarë po do të thuash? A po i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar një gjirafë?”, tha Mirena.

Gjithsesi këtu ia ktheu Braho e cila shtoi se deklarata e saj u keqkuptua.

Shpërndaje në

U Kopjua