Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë soleme me 17 shkurt, në nder të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e Kryesisë, krahas asaj, do të mbahet edhe një seancë e rregullt gjatë ditës së enjte.
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha pas mbledhjes se janë duke pritur në derë çështje madhore, duke filluar nga dialogu e deri te gjendja sociale e ekonomike në vend.
“Çështjet madhore janë duke na pritur në derë, çështja e marrëveshjes, mbi të gjitha duke e përfshirë gjendjen sociale, ekonomike në vend”, tha Tahiri.
“I humbëm dy vjet, nesër është 14 shkurti, dy vjet nga fitorja e Vetëvendosje, dy vjet ka vetëm fjalë dhe nuk ka asnjë punë”.