Live

Kuvendi nuk e voton projektligjin për tërheqjen e Trustit

17:51 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Me 55 vota kundër, 42 vota për dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar projektligjin për tërheqjen e Trustit.

Në sallë ishin të pranishëm 101 deputetë, 97 prej të cilëve votuan.

Siç dihet, nisma për tërheqjen e mjeteve të Trustit ishte e iniciuar nga qytetarët përmes një peticioni e që është përkrahur nga partitë opozitare.

Shpërndaje në

U Kopjua