Live

​Kuvendi shqyrton sërish marrëveshjen për reformën e sistemit të ndihmës sociale në Kosovë

12:34 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohen një sërë pikash.

Deputetët u pajtuan që përmes mocionin procedural të përfshijnë në rend të ditës edhe tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi u pajtua që të shqyrtojë sërish marrëveshjen ndërkombëtare të Kosovës me Bankën Botërore për reformën e sistemit të ndihmës sociale në Kosovë.

Ndërkaq, dy marrëveshjet të tjera ndërkombëtare kanë të bëjnë me kornizën e qyteteve të gjelbra të Prishtinës dhe Prizrenit.

Shpërndaje në

U Kopjua