Elvis Zogaj nga Kaliqani i Istogut, është i riu i moshës 29 Vjeçare i cili humbi jetën në një vetaksident sonte në fshatin Lubozhdë rrugës për në fshatin e lindjes Kaliqan, mëson RTV Fontana.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
