Live

Ky është 29 vjeçari që vdiq në aksident në Lubozhdë të Istogut

22:57 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Elvis Zogaj nga Kaliqani i Istogut, është i riu i moshës 29 Vjeçare i cili humbi jetën në një vetaksident sonte në fshatin Lubozhdë rrugës për në fshatin e lindjes Kaliqan, mëson RTV Fontana.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua