Live

Ky është 30-vjeçari që vdiq pasi ra nga kati i 10-të i objektit ku po punonte

18:33 / 11 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një punëtor, i cili para disa dite ra nga kati i dhjetë i një objekti, ka vdekur sot në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor pas incidentit.

30 vjeçari që humbi jetë është Rifat Rrustemi nga Shala e Lipjanit. Ai ra nga kati i 10-të i objektit ku po punonte, në Fushë Kosovë.

Njoftimin për vdekjen e 30 vjeçarit e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjetit social facebook.

Njoftim:

Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë:

RIFAT Nazmi RRUSTEMI varrimi i të ndjerit bëhet nesër ditë e diel me 12.02.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Shalë.

Allahu e mëshiroftë!

Shpërndaje në

U Kopjua