Mc Kresha i ka dhënë fund sonte beqarisë, ndërsa vëmendjen e madhe po e merr partnerja e tij, Erzina.
Gjatë ditës së sotme, prej kur ka dalë lajmi se reperi Mc Kresha pikërisht sonte po martohet, të gjithë ishin shumë kurreshtarë për të parë sse kush është vajza që ia ka marrë zemrën atij.
E pikërisht Erzina Shehu është ajo e cila ka pasur dhe vazhdon të ketë vëmendjen më të madhe gjatë kësaj nate teksa ata po festojnë martesën e tyre.
Ajo ka zgjedhur që për këtë natë të veshë një fustan të bardhë mjaft të veçantë, të punuar nga dizajnerja shqiptare, Saime Buleshkaj.
Ndërsa Erzina po ndihet shumë komode në këtë fustan dhe nuk po e ndal vallen që nga fillimi i ceremonisë, kur ajo hyri bashkë me babain e saj, duke kërcyer e kënduar, teksa Kresha e priste i qeshur në anën tjetër.
Erzina ka zgjedhur të jetë një nuse pak më ndryshe dhe shumë moderne, ndërsa ajo njihet edhe si menaxherja e rrjetit të firmës së modës ‘Zara’ në Kosovë.