Live

Ky është punëtori teknik që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur në një shkollë të Malishevës

15:13 / 18 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Gjatë së premtes u raportua se një vajzë e mitur, nxënëse në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë të Malishevës  është sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle.

Lidhur me këtë rast, Drejtoria e Arsimit në këtë komunë kanë marrë vendim që të dyshuarit t’i ndalohet puna nga data 18 nëntor 2022.

“Punëtori Naser Hamëz Malisheva nga fshati Kijevë, KK- Malishevë i sistemuar në punë dhe detyra të punës punëtor teknik në SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë i ndalohet puna nga data: 18.11.2022”, thuhet në vendimin e Drejtorisë së Arsimit dërguar Gazetës Infokus.

Derisa në vendim thuhet se gjatë kohës së ndalimit nga punë të punësuarit i takon e drejta e pagës pa u dëmtuar në të ardhura personale nga data 18 e muajit nëntor.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, në një prononcim ka thënë se drejtori i shkollës në momentin që e ka kuptuar rastin e ka lajmëruar atë dhe policinë.

“Ne rastin e kem si të raportum si dyshim do me thënë nuk kem ende prej organeve prova që e konfirmojnë atë dyshimin në një vepër që në realitet ka ndodhë. Rasti është i lajmrum në polici do me thënë në momentin kur e ka kuptuar drejtori i shkollës më ka njoftu dhe e ka raportu në polici”, ka thënë Krasniqi.

E këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Elezaj

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...