Live

Ky është vendimi i rëndësishëm që e morën Shakira dhe Pique

21:58 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Është përfolur shumë për Shakirën dhe Gerard Pique muajt e fundit pas lajmeve se çifti është ndarë.

Një nga pikat kryesore të bisedës ishte se ku do të jetojnë fëmijët e tyre dhe duket se ata janë vendosur në Miami.

Beatriz Cortazar e ‘El Programa de Ana Rosa’ ka zbuluar të gjitha detajet e marrëveshjes mes dy palëve.

Negociatat u zhvilluan nga avokatët dhe megjithëse pati disa vonesa, më në fund është arritur një marrëveshje.

Siç raporton Cortazar, palët vendosën që fëmijët të jetojnë në Miami me këngëtaren kolumbiane, me kusht që futbollisti të mund të shohë fëmijët e tij gjatë pushimeve dhe 10 ditë çdo muaj.

“Vendimi për fëmijët është kyç dhe i ka ndihmuar ata të arrijnë një marrëveshje”, tha Cortazar.

Edhe pse Pique dëshironte që fëmijët të jetonin në Barcelonë për dy vitet e ardhshme, gjërat kanë qenë të vështira për Milanin dhe Sashën kohët e fundit.

“Ata janë në një moshë ku dëgjojnë komente për jetën e re të babait të tyre dhe preferojnë të jenë larg vëmendjes”, shpjegoi Cortazar.

Ajo shton gjithashtu se e dashura aktuale e Piques, Clara Chia, ka luajtur një rol në marrëveshje, e cila e ka bindur atë të marrë një vendim ‘për hir të fëmijëve’.

“Në Miami do të kenë një jetë më të relaksuar dhe do të mund të shijojnë anonimitetin që do të ishte i pamundur në Barcelonë”, tha Cortazar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...