Live

Ky malazez dhuroi 85 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

13:04 / 04 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Kanë kaluar një javë që kur tërmeti goditi Shqipërinë, ku la të vdekur 52 persona, e më rreth 1000 të tjerë të lënduar.

Megjithatë pasojat jo vetëm në njerëz, por edhe në dëme materiale ishin mjaftë të mëdha.

Qindra familje vazhdojnë të mbesin pa kulm mbi kokë, ndërsa mobilizimi për këta të prekur nga tragjedia nisi qysh ditën e parë, shkruan Indeksonline.

Një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe humanisiti, Elvis Naçi, i cili me thirrjen e tij dhe fondacionin Firdeus ka arritur të grumbullojë mbi 1 milionë euro.

Ai sot madje ka publikuar një fotografi me një qytetar nga Mali i Zi, i cili ani pse nuk është shqiptar ka hapur zemrën duke dhuruar 85 mijë euro për banorët e prekur nga tërmeti.

“Me Hajriz Brčvak nga Mali i Zi i me origjine Boshnjake i cili dhuroi 85 mije euro ne fondacionin Firdeus per te ndihmuar Familjet e prekura nga termeti i 26 Nentorit! Zoti ja shpërbleftë”, ka shkruar Naçi në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...