Live

Ky qytet ndalon përdorimin e balonave

13:20 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Urdhëri për ndalimin e balonave është zbatuar nga një qytet në Kaliforni me arsyetimin se ato janë një rrezik i madh për jetën detare, por edhe sepse përfundojnë si mbeturina në sipërfaqen e oqeanit.

Laguna Beach, një destinacion i preferuar për sërfistët, miratoi ligjin të martën. Nga viti 2024, përdorimi i balonave në vende publike ose në ngjarjet e qytetit do të ndalohet. Gjobat mund të arrijnë deri në 500 dollarë.

Ky është një trend që ka filluar të përhapet në SHBA vitet e fundit, raporton Guardian. Në vitin 2021, Maryland dhe Virginia ndaluan lëshimin e qëllimshëm të balonave, Hawaii i ndaloi vitin e kaluar dhe Nju Jorku dhe Florida po shqyrtojnë situatën.

Balonat janë shumë të rrezikshme për mjedisin.

Gjitarët që jetojnë në det, duke përfshirë breshkat e detit, mund të hanë lateksin nga i cili janë bërë. Nëse gëlltitet lateksi, zogjtë e detit janë më të rrezikuar nga plastika. Për shkak se është i butë dhe fleksibël ai “kalon” në stomak dhe në sistemin tretës dhe mund të shkaktojë edhe vdekje.

Nuk ka balona të sigurta, thonë ekspertët, madje as të biodegradueshme, për shkak të plastifikimit, ato marrin shumë kohë për t’u prishur.

Më pas është fija që kanë balonat, i cili mund të mbështillet rreth qafës dhe pjesëve të tjera të trupit ose edhe të përfundojë në stomakun e zogjve.

Problematike janë edhe balonat Mylar (najlon i veshur me metal), të cilët nuk prishen dhe, për shkak se janë me shkëlqim, tërheqin jetën detare. /abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...