Live

Ky shtet miraton projektligjin për dënimin me vdekje

10:45 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi më 21 shkurt në lexim të dytë një projektligji që parashikon dënimin me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët ushtarakë.
Projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se sundimtari autoritar, Alyaksandr Lukashenka, ta nënshkruajë këtë ligj.

Një ndër personat që po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste, është liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila po gjykohet në mungesë.

Në Bjellorusi, edhe disa aleatë të Tikhonovskayas po gjykohen në mungesë.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që praktikon dënimin me vdekje.

Që kur Lukashenka erdhi në pushtet në vitin 1994, në vend janë kryer më shumë se 400 ekzekutime./rel

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...