Live

Lagjja “Kalabria”, Fushë-Kosova, Obiliqi e Drenasi do të përballen me reduktime të ujit

17:26 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se Fushë Kosova, Zona Industriale, Lagjja Kalabria e Obiliqi do të kenë reduktime të ujit, si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.

Sipas KRU “Prishtina”, turbullira ka ardhur si shkak i reshjeve atmosferike dhe sipas tyre, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj të Drenasit s’ka mundësi teknike të trajtimit maksimal.

“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë  redukime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë maksimalisht ujin për pije.

Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë  redukime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit.

Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Mbeteni të njoftuar!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...