Live

Lajçak: Plani përmban 11 pika, filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar

21:02 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Emisari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka folur në Rubikon me Adriatik Kelmendin, rreth planit evropian, të propozuar për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se propozimi përmban 11 pika, teksa kanë prezantuar verzionin e parë duke iu kërkuar të dyja palëve ta japin komentin e tyre.

”Mënyra më e mirë për ta quajtur është propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë e kam prezantuar planin në shtator dhe pastaj kishim diskutime me kryeministrin Kurti fillimisht dhe pastaj në dhjetor ia kam prezantuar një plan të azhurnuar me disa komente që i kemi pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe gjatë javës së kaluar kishim diskutimin e parë substancial lidhur me planin, siç e dini takimi zgjati dy orë e gjysmë dhe ishte një diskutim i gjerë dhe i gjatë dhe ambiciet janë që të ndalet cikli i krizave që të përqendrohemi në normalizim”.

”Janë 11 pika”.

Sa ka ndryshuar ky draft nga drafti i parë i planit? 

”Kam parë disa tekste të prezantuara në media, që nuk ishin të sakta, të trilluara nga njerëz të caktuar, kishte ndryshime, sepse pas prezantimit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe në Beograd kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komentet, pastaj jemi munduar t’i inkorporojmë komentet, e kemi thënë shumë qartë që filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar, sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi, pra kjo është filozofia”.

”Ne e kemi prezantuar versionin e parë dhe kemi kërkuar të dy palët që të ofrojnë komentet e tyre dhe pastaj kemi akomoduar disa prej tyre, ato që nuk e ndryshojnë filozofinë e tekstit dhe kjo është shumë e rëndësishme është një diskutim natyrisht, ka qenë diskutim i joni i ndarë me Qeverinë e Kosovës dhe presidentin e Serbisë dhe qëllimi ynë është t’i sjellim të dytë në të njëjtën dhomë dhe të dakordohen për planin, prandaj e premtja e kaluar ishte e rëndësishme sepse kishim diskutime substanciale me kryeministrin Kurti dhe pastaj me presidentin Vuçiq”.

Shpërndaje në

U Kopjua