Live

Lajçak: U pajtuam me Fajonin që Ballkani Perëndimor të mbetet lartë në agjendën evropiane

16:21 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot ka biseduar për Ballkanin Perëndimor bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Me anë të një postimi në Twitter, diplomati sllovak shtoi se të dy janë pajtuar që është thelbësore se ky rajon të mbetet lartë në agjendën evropiane, transmeton Paparaci.

“E nisa javën me një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, përpara Këshillit të Punëve të Jashtme të sotme. Ne e informuam njëri-tjetrin për udhëtimet tona të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe ramë dakord se është thelbësore që rajoni të mbetet lartë në agjendën tonë evropiane”, ka shkruar Lajçak.

Shpërndaje në

U Kopjua