I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.
Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me Grammatan ka diskutuar rreth përpjekjeve të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.
Përveç Greqisë si vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Lajçak gjatë ditës së djeshme ka takuar edhe përfaqësues të Spanjës, Sllovakisë dhe Bosnjë Hercegovins.
With 🇬🇷 envoy for the Western Balkans, I spoke about our 🇪🇺 efforts on advancing normalisation of relations between Kosovo and Serbia and the important role of Greece in the region. pic.twitter.com/bL0yNROMH5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2023