Live

Lajçak vazhdon takimet me shtete që s’e njohin Kosovën

23:13 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se  me Grammatan ka diskutuar rreth përpjekjeve të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.

Përveç Greqisë si vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Lajçak gjatë ditës së djeshme ka takuar edhe përfaqësues të Spanjës, Sllovakisë dhe Bosnjë Hercegovins.

Shpërndaje në

U Kopjua