Live

Lanë gjysmën e qytetit pa drita, si u zbulua grupi kriminal shqiptaro-spanjoll që trafikonin drogë

17:53 / 11 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjashtë persona janë arrestuar në Spanjë në kuadër të një operacioni kundër trafikimit dhe kultivimit të marijuanës 2667 bimë marijuanë dhe 27 kilogramë gjethe të thata marihuane u konfiskuan, siç raportoi SEGRE më 25 janar.

Operacioni u krye në datat 17 dhe 26 janar dhe përfundoi me arrestimin e gjashtë personave me kombësi shqiptare dhe spanjolle, të cilët dyshohet se kanë formuar një grup kriminal për trafikun e drogës, i krijuar në Espluga Calba.

Ky operacion ka bërë të mundur çmontimin e shtatë impianteve të brendshme në të cilat kishte pothuajse tetëdhjetë drita dhe transformatorë elektrikë. Shkas për operacionin policor ishte ndërprerja e energjisë e regjistruar disa ditë më parë që preku gjysmën e qytetit.

Shpërndaje në

U Kopjua