Live

Largohet nga plazhi topi misterioz i Japonisë

18:58 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një sferë metalike që u shfaq në një plazh në Japoni, duke hutuar vendasit dhe duke nxitur spekulime të përhapura, është larguar nga aty, raporton BBC.

Fotot treguan një makineri e bartjes së gjërave të rënda duke e marrë sferën e madhe.

Zyrtarët lokalë në Hamamatsu thanë se do të ruhet “për një periudhë të caktuar kohe” dhe më pas “të asgjësohet”.

Por shumë persona kanë vënë në dyshim se pse zyrtarët japonezë nuk kanë dalë për të treguar qartë se çfarë është ajo.

Interesimi për objektin – i quajtur “veza e Godzilla”, “buzë e ankorimit” dhe “nga hapësira e jashtme” – filloi në fillim të kësaj jave pasi një vendas njoftoi policinë kur e vuri re objektin e pazakontë në breg.

Policia, madje edhe një skuadër për bomba, u dërguan për të kontrolluar objektin.

Autoritetet rrethuan zonën dhe kryen ekzaminime me rreze X, të cilat nuk zbuluan shumë më tepër – përveç konfirmimit se objekti ishte i sigurt.

Shpërndaje në

U Kopjua