PRISHTINË | 19 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
Këshiltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka kritikuar dy partitë fituese të zgjedhjeve ku ende nuk arritën ta formojnë qeverinë.
Latifi, ka krahasuar kohën e Ismajl Qemalit dhe Esat Pashë Toptani, ku sipas tij, këta të fundit grindëshin për pushtet.
“Ambasadorët perëndimor po mendojnë për shtetin e Kosovës, ndërsa partitë fituese për pushtetin që do marrin për vete. Pak a shumë si para 106 viteve, kur në Shqipërinë e saponjohur ndërkombëtarisht, Ismail Qemali dhe Esat Pashë Toptani grindeshin pafundësisht për pushtet, e fuqitë perëndimore u desht të sillin Princ Vidin për të rivendosur unitetin e shtetit shqiptar. Rroftë zarfi!”, ka shkruar Latifi.