Live

Latifi: Kur sulmuesi është shqiptar, faji është kolektiv, kur Serbia futë qindra paramilitarë të armatosur në veri, quhet protestë e ligjshme

23:55 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Pas ngjarjeve që ndodhën ditën e sotme në Shërpcë, ka reaguar edhe analisti Blerim Latifi duke pyetur se a u mblodh Këshilli I Sigurimit të OKB-së a jo për kët’ rastin në Shtërpcë?

Ai ka cilësuar si zakon se kur sulmin e kryen një shqiptar, faji është kolektiv, ndërsa kur Serbia futë qindra paramilitarë të armatosur në veri, quhet protestë e ligjshme.

‘’Kur sulmuesi është shqiptar, faji është kolektiv, pra edhe dënimi kërkohet të jetë kolektiv, ndërsa kur Serbia futë qindra paramilitarë të armatosur në veri, quhet protestë e ligjshme.Standarte të dyfishta! Standarte të pista’’, ka shkruar Latifi në Facebook. 

Shpërndaje në

U Kopjua