Një ditë pas kërcënimeve të marra, kokat e larta të LDK-së duken në disponim.
Në postimin e bërë nga shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi, thuhet se LDK është gati për seancë duke treguar unitetin për votimin e Trustit.
Të buzëqeshur dhe të bashkuar, në grupin e LDK-së mëngjesin e sotëm ishte edhe lideri Lumir Abdixhiku.
Fort në qejf për seancën e sotme duket edhe deputetja e re e partisë me traditë kosovare, Doarsa Kica-Xhelili.