Live

LDK-ja zgjohet e buzëqeshur dhe unike, një ditë pas kërcënimeve, gati për seancën e Trustit

10:44 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një ditë pas kërcënimeve të marra, kokat e larta të LDK-së duken në disponim.

Në postimin e bërë nga shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi, thuhet se LDK është gati për seancë duke treguar unitetin për votimin e Trustit.

Të buzëqeshur dhe të bashkuar, në grupin e LDK-së mëngjesin e sotëm ishte edhe lideri Lumir Abdixhiku.

Fort në qejf për seancën e sotme duket edhe deputetja e re e partisë me traditë kosovare, Doarsa Kica-Xhelili.

Shpërndaje në

U Kopjua