Kanë kaluar pothuajse dy javë që kur qytetarët u njoftuan per dyfishimin e çmimit të faturës së tatimit në pronë.
Që nga kur u kumtua lajmi, partitë opozitare kundërshtuan që qytetarët të paguajnë më shumë duke marrë parasysh edhe inflacionin e lartë.
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami perveç kundershtise, po thote se ka edhe gabime ne vleresimin e pronave.
Ish-ministrja e Financave, ka thënë po ashtu se shtrenjtimi i tatimit ne prone po vjen ne nje periudhe te renduar socio-ekonomike.
Perfaqesuesja e LDK’se ka edhe një kërkesë në emer të partisë për Ministrinë e Financave.
Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati, ditë më parë i ka propozuar komunave që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit, por pastaj, ne pergjigjje ndaj nje komune, permes nje shkrese ka njoftuar se nuk ka autorizuar komunat ta bejne kete.