Live

Ledri dhe Ermali do të vijnë me bashkëpunim

16:52 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula kanë konfirmuar se do të vijnë me një këngë të përbashkët.

Këngëtarët lajmin e dhanë përmes instagramit.

Të dy artistët postuan sekuenca nga kënga e cila do të publikohet nesëër në ora 15:00.

Ermali e ka cilësuar këngën si ndër të preferuarat e tij.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që këngëtarët bashkëpunojnë. Ata kanë sjellë bashkë edhe hitin “Tavolina”, si dhe riperpunimin “Fshatarja ime”.

Shpërndaje në

U Kopjua