Live

Ledri Vula bën tatuazhin e veçantë që lidhet me luftën në Kosovë

14:20 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ledri Vula ka bërë së fundmi një tatuazh me një domethënie të veçantë. Reperi ka zbuluar përmes një postimi në Instastory se ka bërë tatuazh një avion luftarak, ku shkruhet dhe numri 99.

Krahas fotografisë që tregon tatuazhin, reperi ka shkruar “Nato 99”, që siç duket i dedikohet luftës në Kosovë

Kujtojmë që një tjetër tatuazh që reperi ka bërë së fundmi lidhet me vajzën e tij. Ai gdhendi në trup emrin Poem shoqëruar me një pjesë blu, të marrë me shenjën e gishtërinjve të së voglës së tij. /KosovaLive.net

Shpërndaje në

U Kopjua