Live

Leigh: Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

17:13 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Përgjigjja e Bashkimit Evropian ndaj aplikimit të Kosovës për anëtarësim në bllok, do të ndikohet nga pesë shtetet mosnjohëse. Kështu thotë ish-drejtori i përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Michael Leigh.

Në një intervistë dhënë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Leigh nga Fondi Marshall gjerman, po ashtu shpjegon se cilët janë hapat e Kosovës drejt BE-së dhe pse rasti i Kosovës është më i komplikuar.

Ai, po ashtu, thekson se Qeveria e Kosovës nuk pret që BE-ja shpejt të marrë vendim për anëtarësimin e Prishtinës në bllok.

“Mund ta kuptoj plotësisht padurimin e Kosovës, marrë parasysh kohën e gjatë që kur BE-ja ka premtuar anëtarësimin potencial për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pra, mendoj se kjo është vazhdimësi e aplikimit të Kosovës, pasi paraprakisht aplikoi në Këshillin e Evropës. Në të njëjtën kohë, siç e përmendët, janë pesë shtete anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën si shtet, dhe kjo normalisht se do të ndikojë në përgjigjen e Bashkimit Evropian lidhur me këtë aplikim”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Mendoj se është një gjë dhënia e statusit të vendit kandidat, por është çështje tjetër që të parashikohet se pranimi i atij shteti. Unë personalisht e kam të vështirë ta imagjinoj se shtete me konflikte të tilla të hapura do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Kështu që mendoj se mbetet kusht për anëtarësimin eventual që këto çështje të zgjidhen”, ka shtuar tutje Leigh.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...