Live

Leo Messi arrin në Arabi

10:40 / 02 Maj 2023

Nga Kosova Live

Lionel Messi ka arritur sot në Arabi. Prania e yllit argjentinas atje mund të jetë një lajm shqetësues për Barcelonën ngase ka kohë që flitet se Al-Hilal po përgatit një mega-ofertë për të.

Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germain është gati të skadojë dhe Messi duhet së shpejti të vendosë për të ardhmen e tij.

Klubi rival i Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, Al-Hilal raportohet se i ka ofruar 400 milionë euro në vit Messit.

Xavi e ka pranuar publikisht se Barcelona do të tentojë rikthimin e Messit, por paga e tij përbën një problem të madh për katalonasit.

Në rast se Messi pranon ofertën e arabëve, ai do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Shpërndaje në

U Kopjua