Live

Lëshim me gjasë teknik, Arben Gjukaj vazhdon intervistimin edhe sot, peridha “2088-2012”

09:52 / 11 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një tjetër komision hetues parlamentar i formuar nga Kuvendi i Kosovës për të hetuar dyshimet mbi abuzime në sektorin e energjisë në periudhën 2006-2022, do të mblidhet sot në ora 13:00.

Një lëshim me gjasë teknik i është përvjedhur zyrës për medie të Kuvendit kur ajo e vendosi njoftimin për takimin e këtij komisioni në kalendarin e aktiviteteve për sot.

Në pikën e tretë, thuhet se ky komision do të intervistojë ish drejtorin e KEK-ut Arben Gjukaj, për periudhën 2088-2012. Një zero në vend të numrit tetë ka të ngjarë që u ka ikur nga tastaura e kompjuterit zyrtrëve të medieve në Kuvendin e Kosovës.

Realisht Arben Gjukaj, ishte drejtor I KEK-ut në periudhën 2008-2012.

Këtë komision e drejton mazhoranca pas një debati të gjatë në Kuvend dhe më në fund pozitë e opozitë erdhën në përfundim kompromisi se duhet të formohen dy komisione hetuese parlamentare për të intervistuar akterët e përfshirë në sektorin e energjjisë, për të vërtetuar kështu e nxjerrë përfundime nëse ka abuzime me kontrata të ndryshme, sidomos ato që kanë të bëjnë me shitëblerjen e energjisë./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...