Live

Lëvizja vetëm me letërnjoftim me Bosnjë dhe Hercegovinën, Balje: Mezi pres të votohet edhe në Kuvend

13:17 / 08 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e boshnjakëve, Duda Balje ka reaguar sot pas miratimit në Qeverinë e Kosovës të tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilave është lëvizja vetëm me letërnjoftim me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Balje në një postim në Facebook shkruan se me padurim po pret që marrëveshja të votohet edhe në Kuvendin e Kosovës

“E kemi bërë hapin e parë, tani me padurim po pres ta votoj në Kuvendin e Kosovës!

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Bosnjën dhe Hercegovinën për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftim.

Gjithashtu, janë miratuar edhe dy kontrata të tjera, ajo për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe ajo për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”, shkruan Balje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...