Live

LIBE jep verdiktin e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën

14:00 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme(LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.

48 deputetë votuan pro, shtatë kundër dhe tre abstenuan.

Pas votimit në LIBE duhet të ndodhë edhe votimi në Parlamentin Evropian.

Pas votimit në PE, radha i vjen votimeve nga ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.

Tutje, kjo duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, nga Komisioni Evropian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Pastaj vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin që është caktuar.

Shpërndaje në

U Kopjua