Live

Liderët e BE-së dhe Ballkanit argëtohen me valle shqiptare në Tiranë

13:02 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë argëtuar para Pallatit të Kongreseve në Tiranë me valle shqiptare.

Gjatë samitit “BE-Ballkani Perëndimor” disa prej liderëve më të mëdhenj të vendeve të Evropës kanë dalë para gazetarëve për fotografinë familjare.

Aty ata janë argëtuar me valle shqiptare.

Në mesin e liderëve që po qëndrojnë në Tiranë të martën janë edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanise, Olaf Scholz, e po ashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Intepretimi i valleve shqiptare ka zgjatur për disa minuta, derisa edhe liderët dukej se po argëtoheshin me pamjen.

Shpërndaje në

U Kopjua