Live

Ligji i Pagave me përplot të meta, dërgohet në Kushtetuese

21:00 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryesia e Sindikatës së Administratës Tatimore ka bërë të ditur se do ta dërgojë Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas kësaj sindikate me miratimin e këtij ligji cënohet siguria juridike e nëpunësve të sektorit publik duke përfshirë edhe punëtorët e ATK-së.

Ata thonë se punëtorët e ATK-së janë kategorizuar në nivelin më të ulët dhe se janë diskriminuar maksimalisht.

“Me LPSP nuk është vlerësuar aspak statusi i zyrtarëve tatimorë, natyra e punës, vëllimi dhe kompleksiteti i punës që ushtrojnë zyrtarët tatimorë të cilët ofrojnë shërbim në çdo vend dhe në çdo kohë në tërë territorin e vendit. Në këtë mënyrë dinjiteti i zyrtarëve tatimorë është nëpërkëmbur maksimalisht dhe institucioni i ATK-së nuk është vlerësuar aspak krahasuar me natyrën e punës, përkatësisht me detyrat dhe përgjegjësitë që ushtrojnë zyrtarët tatimorë gjatë punës së tyre, dhe mbi të gjitha shtojmë faktin se punëtorëve të ATK-së u ndalohet edhe puna sekondare”, thuhet në komunikatë.

Ata thonë se ky ligj ka të meta të mëdha dhe se i tërë procesi i hartimit të këtij ligji është përcjellë me mostransparencë dhe se konsiderojnë se ka favorizuar disa pozita kurse u ka bërë dëm punëtorëve të ATK-së.

Deri më tani, Avokati i Popullit ka marrë 10 kërkesa për çështjen e Ligjit të Pagave.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...