Live

Limaj flet për aktakuzën e krerëve në Hagë: E ngjashme me timen dhe Haradinajt

12:13 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj ka folur për aktakuzën e ish-krerëve të UCK-së. Limaj ka thënë se aktakuza e tyrë është e ngjashme me akuzën e tij dhe të Ramush Haradinajt. Për këtë, Limaj beson se do të shpallen të pafajshëm.

“Cështjen e kemi parë në aktakuzë, unë besoj se mbrotja ka argumentet e mjaftueshme, i ka disa vendime të shkallës së parë në Hagë dhe në Prishtinë, besoj se mbrojtja atje është shumë profesionale, e aftë dhe e përgatitur, njërëz me përvojë dhe ata kanë me ditë me i përdor këto argumente. Besoj se kanë filluar ti përdorin nëpër seanca sa po i përcjellim dhe kanë filluar t’i referohen aktgjzkimeve tona dhe besoj kur të fillojë procesi gjyqësor, duhet të trajtohen”, u shpreh Limaj.

Limaj ka thënë se të njëjtit janë mirë me shëndet dhe se e kaluara e tyre ishte në rrugë të drejtë.

“Mirë me shëndet, i kam vizituar, të gjithë janë mirë me shëndet, ndihen mirë dhe ështe shumë me rëndësi që unë kam qen në ato situata, rrethana të tilla është me rëndësi një gjë, për të qenë mirë, nëse ju e bëni gjumin rehat, nëse ju ndiheni mirë me vetën tuaj, nëse asgjë nuk keni peng në shpirtin tuaj, dhe shpjegimi i vetëm është që ju  ndiheni krenar për atë që keni bërë. Në fund të ditës, ne jemi në tokën tonë”, u shpreh Limaj për EO.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...