Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Kurti ka pranuar marrëveshjen që në qendër të saj ka Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pa njohje formale të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bazuar në pikën 7-të të marrëveshjes, kuptojmë që kryeministri Albin Kurti ka pranuar që përveç themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të krijojë edhe një mekanizëm shtesë.
Ai ka shtuar se marrëveshja shënon një kthim domethënës mbrapa për të cilën kryeministri Kurti do të mbahet përgjegjës!
Postimi i tij i plotë:
Tashmë është zyrtare, kryeministri Albin Kurti ka pranuar marrëveshjen që në QENDËR të saj ka Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pa njohje formale të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Plani 11 pikësh për të cilin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruaj menjëherë, e bën të qartë që Kosova do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut!
Për veç kësaj, bazuar në pikën 7-të të marrëveshjes, kuptojmë që kryeministri Albin Kurti ka pranuar që përveç themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të krijojë edhe një mekanizëm shtesë, për siç thuhet. “për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”!
Për fund, marrëveshja shënon një kthim domethënws mbrapa për të cilën kryeministri Kurti do të mbahet përgjegjës!
| Fatmir LIMAJ |